Helikopteri ushtarak, që ishte vënë pas një UFO-je

  • 03 April 2020 - 12:17
Helikopteri ushtarak, që ishte vënë pas një UFO-je

Në fillim të muajit tetor në vitin 2014, në NjuJork të SHBA-së, një pilot e kishte dëgjuar një zhurmë shumë të njohur për të. Kur kishte dalë për të shikuar nga dritarja se çka po ndodhte, ai kishte vërejtur që një helikopter. "Një helikopter ushtarak fluturonte ulët, duke ndjekur një objekt që shndriste, mirëpo nuk bënte ndonjë lloj zhurme", ka thënë piloti në fjalë.

Pasi që e kishte vrojtuar për disa minuta situatën, ai e kishte kuptuar që pilotët që po e drejtonin helikopterin kishin shumë vështirësi për të qëndruar në hap me UFO-n, pasi që objekti që po e ndiqnin ndërronte formë herë pas here. "Kanë qenë duke fluturuar me ritëm të njëjtë, mirëpo, për një moment, objektet e paidentifikuara ishin zhdukur. Ka qenë pikërisht ky momenti që ma ka ndryshuar bindjen dhe perceptimin për një botë tjetër në universin tonë", ka përfunduar Thomas-i.

(Kosova Sot Online)