Një ufo e madhe është parë në Kënok Çejs të Anglisë

  • 03 April 2020 - 12:21
Një ufo e madhe është parë në Kënok Çejs të Anglisë

Kënok Çejs i Anglisë tash e disa vite ka fituar reputacionin e një vendi paranormal, pasi që dhjetëra njerëz kanë raportuar për dukuri të ndryshme paranormale. Së fundmi, në këtë zonë ka ndodhur edhe një tjetër incident, ku, të martën, rreth orës 21:00, kishte filluar të dëgjohej një zhurmë misterioze, që i kishte paraprirë shfaqjes së një objekti të çuditshëm.

Dëshmitarët, të cilët e kanë parë rastin, e kanë përshkruar objektin si shumë të madh, me tri drita të kuqe dhe objekt që ka fluturuar në afërsi të sipërfaqes së tokës. "Dukej shumë i madh dhe objekt që fluturonte shumë ulët. UFO fluturonte shumë ngadalë dhe shumë njerëz kanë menduar që ishte afër përplasjes apo rrëzimit", ka thënë një hetues i dukurive paranormale, që ka qenë prezent gjatë incidentit.

(Kosova Sot Online)