Nasa teston pjatën e saj fluturuese

  • 06 April 2020 - 08:30
Nasa teston pjatën e saj fluturuese

Nëse çdo gjë shkon sikur që është paraparë, atëherë një ditë me anë të kësaj fluturakeje njerëzit do të mund të shkonin në Mars. Deceleratori me dendësi të ulët supersonik i NASA-s (LDSD) është dizajnuar ashtu që të veprojë si pajisje zvarritëse dhe ta ngadalësojë anijen kozmike pasi që të hyjë në atmosferën e dendur të Marsit

. LDSD në fakt është një balon me formë petulle, që fryhet, i bashkuar me një disk dhe qëllimi kryesor i tij është që të asistojë me rastin e lansimit të suksesshëm të fluturakeve me ngarkesë të madhe. Ai do të vendoset përpara anijes kozmike, duke krijuar zvarritje (fërkim) dhe duke e zvogëluar shpejtësinë deri sa dyfishi i shpejtësisë së zërit (2 Mach).

Më pas do të hapet një parashutë, që do t'i ngadalësojë fluturaket edhe më shumë. Përndryshe, teknika aktuale e aterrimit është në përdorim që nga vitet 1970, por tani ka nevojë që të zëvendësohet nga kjo formë më e re dhe më e mirë. 

(Kosova Sot Online)