A do të përmbushet profecia biblike rreth qiellit të skuqur?

  • 07 April 2020 - 11:52
A do të përmbushet profecia biblike rreth qiellit të skuqur?

Qielli do të bëhet i kuq, me një nuancë të errët, të gjakut në tërë planetin për këto Pashkë, thotë një parashikim i vjetër biblik. Nuk ndodh shpesh që NASA dhe Kisha ta kenë të njëjtin mendim, por kësaj here duket se do të bëjë vaki edhe kjo. Të shtunën mbrëma, kur pashkët hebraike do t'i afrohen fundit, një ngjyrë e kuqe, e frikshme, do ta kaplojë Hënën".

Ky është i treti eklips nga katër eklipse të njëpasnjëshëm "kuq si gjaku" të Hënës, ku secili prej tyre pasohet nga gjashtë Hëna të plota, gjë që paraqet një tetradë tepër të rrallë. Ekspertët janë duke parashikuar se Hëna do të zihet për pesë minuta të plotë dhe ky fenomen do të shihet nga Amerika veriore, Azia dhe Australia. Sipas NASA-s, një fenomen i tillë ka ndodhur vetëm pak herë gjatë 2000 viteve të fundit. John Hagee, një prift amerikan, thotë se koha e veçantë kur do të ndodhë një gjë e tillë, midis përvjetorit të vdekjes së Krishtit dhe Të premtes së mirë dhe Ringjalljes së tij të dielën e Pashkëve, nënkupton de do të ndodhë diçka me rëndësi në botë.

(Kosova Sot Online)