A mundet cern ta shkatërrojë botën?

  • 08 April 2020 - 12:46
A mundet cern ta shkatërrojë botën?

A kseleratori më i madh dhe më i fuqishëm i grimcave - LHC - shumë shpejt do të duhej të fillonte me punë. Edhe pse kjo ngjarje pritet me padurim nga shumë njerëz anekënd botës, Walter Wagner dhe Louis Sancho nuk janë të entuziazmuar. Disa muaj para se të vihej në lëvizje për herë të parë ky akselerator, në vitin 2008, Wagner, referent i pensionuar për siguri bërthamore dhe Sancho, një gazetar spanjoll, i kishin paditur të gjitha organizatat që qëndronin prapa kësaj "makinerie djallëzore".

Ministrinë amerikane të energjetikës, laboratorin "Fermi", Fondacionin shkencor dhe Organizatën evropiane për kërkime bërthamore (CERN). Wagner dhe Sancho thonë se donin ta shpëtonin botën nga, sikur që kishin menduar, shkatërrimi i plotë. Ata mendonin se akseleratori do të ishte në gjendje që ta krijonte një mini vrimë të zezë, e cila do ta gëlltiste tërë botën. Kjo padi ishte refuzuar në mungesë të dëshmive.

(Kosova Sot Online)