Nusja thotë se është sulmuar nga dreqi

  • 08 April 2020 - 15:15
Nusja thotë se është sulmuar nga dreqi

Një nuse e sapomartuar rikujton momentin kur, sipas saj, ajo dhe burri i saj ishin sulmuar nga dreqi. Duke u paraqitur në dokumentarin e ri britanik me titull "When Ghosts Attack" (Kur fantazmat sulmojnë), Jules Ness thotë se kishte dëgjuar hapa para se të sulmohej, derisa shtëpia e saj e re ishte bërë e tëra lesheli. Vlen të theksohet se dera e shtëpisë ishte mbyllur me çelës. Gjatë momenteve rrëqethëse të dokumentarit "Really", ajo thotë se incidenti kishte ndodhur një të premteje, gjatë natës, derisa ajo me burrin sapo kishin rënë në shtrat, diku pas mesnate. "Sikur kur ecën ndokush".

Jules thotë: "Dëgjova zhurmë sikur kur ecë dikush, me hapa të ngadaltë, por tepër të zhurmshëm. Hapat i dëgjoja të vinin në drejtim të dhomës së gjumit", thotë ajo e tmerruar. Kjo grua nga Lenoksi i Britanisë e kishte blerë shtëpinë viktoriane, 100 vjet të vjetër, për një çmim simbolik. Përndryshe, shtëpinë ua kishin shitur familja e burrit të Jules, të cilët thoshin se nuk ishin më në gjendje që të përkujdeseshin për të. Me një bebe të vogël dhe me një buxhet edhe më të vogël, kjo shtëpi ishte e pamundur që të refuzohej nga Ness dhe burri i saj. Pasi që jetuan rreth një muaj në atë shtëpi, çifti pa se aty kishte diçka të çuditshme. Asokohe ata kishin takuar një entitet të dhunshëm, dreqnor, i cili kërkonte hakmarrje për të kaluarën e dhunshme të asaj shtëpie.

Takimi i afërt Më vonë, gjatë dokumentarit, Jules thotë: "Papritmas dëgjuam një zhurmë të madhe, poshtë në kuzhinë. Burri im zbriti me të shpejtë poshtë, i bindur se do ta gjende ndokënd…" Por, ajo tregon se, më pas, nuk kishin mundur të besonin se çka ishin duke shikuar. Para tyre qëndronte një krijesë tepër e frikshme e cila shihej artë se nuk ishte njeri. Ajo thotë: "Nuk mund t'iu besoja syve se çka isha duke parë". Një si hije e madhe, e cila nuk kishte formë të caktuar, iu tha atyre që të dilnin nga shtëpia e "saj". Të trembur deri në palcë.

(Kosova Sot Online)