Në njërin prej kratereve siberianë, gjendet një kapsulë për udhëtim në kohë?

  • 09 prill 2020 - 12:03
Në njërin prej kratereve siberianë, gjendet një kapsulë për udhëtim në kohë?

Vrimat misterioze, që tash e një kohë të gjatë janë gjetur nëpër Siberi, janë bërë temë e debateve të shumta. Ndërsa tani, e përditshmja "The Siberian Times" ka raportuar që një ekip hulumtues, i cili ka qenë duke u marrë me investigimin e këtyre vrimave, ka arritur që në fundin e njërit prej kratereve të çuditshëm të gjejë një objekt prej metali, që është ndërlidhur me mundësinë e të qenit një kapsulë për fluturimin në kohë.

Për më tepër, hulumtuesit të cilët janë ndeshur me kapsulën në fjalë, kanë thënë që kjo kapsulë mund të jetë përdorur edhe për ndryshimin e menjëhershëm të objekteve të ndryshëm.

(Kosova Sot Online)