"Curiosity Rover" zbulon depozita mineralesh në Mars

  • 10 April 2020 - 11:52

"Curiosity Rover", roboti i dërguar nga NASA me mision në planetin e kuq, ka zbuluar disa 'kapilarë' shumëngjyrësh në sipërfaqen e Marsit, duke iu dhënë astronomëve edhe disa pikëpamje të reja lidhur me të kaluarën e këtij planeti, të cilët tani pretendojnë fuqishëm që në të kaluarën në Mars ka pasur ujë.

Hulumtuesit besojnë që këto shenja, që janë të ngjitura nëpër shkëmbinjtë në sipërfaqen e Marsit, janë krijuar si pasojë e grumbullimeve të mineraleve ndër vite. Ato përbëhen nga mineralet e ndritshme dhe ato të errëta. Linda Kah, njëra nga pjesëtarët e këtij studimi, ka thënë: "Të paktën dy rrjedhje të ujit kanë lënë gjurmë në Planetin e Kuq. Tani jemi duke u munduar që ta zbulojmë përmbajtjen e lëngjeve si dhe sekuencat kohore të tyre".

(Kosova Sot Online)