Tregimet e lashta me fantazma, që janë treguar ndër shekuj

  • 10 April 2020 - 15:00
Tregimet e lashta me fantazma, që janë treguar ndër shekuj

Fantazma e vitit 1200 para Krishtit në Egjipt Në vitin 1915, studiuesi i Egjiptit, Gaston Maspero, kishte publikuar përkthimin e një tregimi antik me fantazma të egjiptianëve, i cili ishte zbuluar i shkruar në katër copëza të qeramikës antike. Në këtë tregim, një fantazmë e një mumie i rrëfen një personit të afërm me zotin Amun për gjendjen e tij pas vdekjes. "U rrita dhe nuk pata mundësi t'i shoh rrezet e diellit. Në të katër anët isha i rrethuar nga errësira dhe askush nuk vinte për të më kërkuar", shkruan në përthimin e Maspero-s, i cili e ka kuptuar këtë shkrim si përshkrim të një aksidenti që i kishte ndodhur një të vdekuri, ose varrit të tij.

. Egjiptianët e vjetër kanë besuar shumë në jetën pas vdekjes, saqë kanë shkruar shumë shkrime, për të cilat kanë besuar që iu ndihmojnë për ta arritur qetësinë në jetën e përtejme. Kulla e Londrës Megjithëse Britania njihet për numrin e madh të tregimeve me fantazma, kulla 900-vjeçare, ajo e Londrës, besohet të jetë njëri nga lokacionet më të pushtuara në Britani.

Në mesin e fantazmave që jetojnë në Shtëpinë e Mbretëreshës është edhe fantazma e Arabella Stuart-it, kushërirës së Mbretit James-i i Parë. Ajo e kishte bërë gabimin më të madh jetësor, duke u martuar kundër vullnetit të mbretit dhe si ndëshkim ishte dërguar për të jetuar në kullën në fjalë, ku pretendohet se ende është duke e vuajtur ndëshkimin. Njëri nga rojat e kullës e kishte gjetur vdekjen kur ishte përballë me fantazmën, megjithëse kjo e fundit nuk e kishte lënduar. Frika kishte bërë që roja të ndërronte jetë. 

(Kosova Sot Online)