Botët paralele ekzistojnë dhe ndërveprojnë me botën tonë

  • 08 May 2020 - 14:58
Botët paralele ekzistojnë dhe ndërveprojnë me botën tonë

Teoria e re shpjegon shumë nga vështrimet bizare të bëra me mekanikën kuantike Mekanika kuantike, edhe pse e testuar hollësisht, është aq e çuditshme dhe anti-intuitive, saqë fizikani i famshëm Richard Feynman në një rast kishte deklaruar: "Mendoj se pa problem mund të them se askush nuk e kupton mekanikën kuantike". Tentimet për t'i shpjeguar disa nga pasojat bizare të teorisë kuantike kanë çuar deri te disa shpjegime dhe ide befasuese, sikur që është Interpretimi i Kopenhagës dhe interpretimi i shumë botëve.

Teoria e re Tani ekziston një teori e re, e quajtur hipoteza e shumë botëve ndërvepruese ("many interacting worlds" - MIW) dhe kjo ide është po aq e thellë, saqë duket. Teoria në fjalë sugjeron jo vetëm se botët paralele ekzistojnë, por edhe se ato ndërveprojnë me botën tonë në nivelin kuantik, duke u bërë kështu të detektueshme. Edhe pse ende ndodhet në nivelin spekulativ, kjo teori mund që, përfundimisht, të ndihmojë në shpjegimin e disa prej pasojave më bizare esenciale të mekanikës kuantike. Kjo teori rrjedh nga interpretimi "me shumë bota" i mekanikës kuantike - një ide, e cila niset nga supozimi se të gjitha historitë dhe të ardhshmet e mundshme alternative janë të vërteta, ku secila prej tyre paraqet një botë reale edhe pse paralele. Por, një problem në lidhje me interpretimin "me shumë botë", ka pasur të bëjë me faktin se ai, në fakt, është i patestueshëm, meqë observimet mund të bëhen vetë, në botën tonë.

Del se ngjarjet në ato botë të propozuara "paralele" vetëm mund të merren me mend. Ndërveprimi midis botëve Por, teoria e re MIW tani thotë ndryshe. Ajo sugjeron se botët paralele mund të ndërveprojnë në nivelin kuantik, gjë që, në fakt edhe e bëjnë. "Ideja e universeve paralele në mekanikën kuantike ka qenë e pranishme nga viti 1957", shpjegon Howard Wiseman, fizikan nga Universiteti "Griffith" në Brisbejn të Australisë dhe njëri nga fizikanët që dolën me teorinë MIW.

Sipas interpretimit të mirënjohur të shumë botëve, secili univers degëzohen në shumë universe të reja sa herë që bëhet matja kuantike. D.m.th. se të gjitha mundësitë janë realizuar - në disa universe asteroidi që i zhduki dinozaurët nuk e goditi Tokën. Në të tjerët Australia u kolonizua nga shqiptarët, p.sh., etj. "Por, kritikët e vejnë në pikëpyetje realitetin e këtyre universeve të tjera, meqë ato nuk ndikojnë aspak në universin tonë", shton Howard Wiseman. "Në këtë aspekt, qasja jonë MIW është tërësisht e ndryshme, sikur që e tregon edhe vetë emri..."

(Kosova Sot Online)