Njeriu, i cili parashikoi katastrofën e Titanikut

  • 12 May 2020 - 07:22
Njeriu, i cili parashikoi katastrofën e Titanikut

Shkrimtari Morgan Robertson në vitin 1898 shkroi një roman me titullin "Futility, Or the Wreck of the Titan" (Kotësia, apo mbytja e Titanit). Në këtë roman, një anije oqeanike e quajtur Titan, e cila ishte anija më e madhe që ishte bërë ndonjëherë, godet një ajsberg dhe fundoset. Ky roman ishte shkruar para se anija e famshme historike "RMS Titanic" (Titaniku, pra) të dizajnohej, por përkundër kësaj anija fiktive Titan kishte një madhësi të ngjashme me Titanikun e vërtetë: 269 metra krahasuar me 244 metra.

Që të dy anijet u fundosën pas goditjes së një ajsbergu në Oqeanin e Atlantikut verior dhe asnjëra prej tyre nuk kishte mjaft barka shpëtimi për udhëtarët. Në romanin e tij, Robertson e quan Titanin "të pambytshëm" ('unsinkable'), fjalë që ishte përdorur edhe për promovimin e anijes së vërtetë Titanik. Më shumë se gjysma e 2200 udhëtarëve të Titanikut vdiqën, derisa në anijen fiktive Titan vdiqën gjysma prej gjithsej 2500 udhëtarëve. Shumë ngjashmëri me të vërtetë rrëqethëse. Titaniku i vërtetë u fundos në vitin 1912, 14 vjet pas botimit të këtij romani. 

(Kosova Sot Online)