Vajza, e cila pikturon parajsën - Akiane Kramerik

  • 13 maj 2020 - 07:21
Vajza, e cila pikturon parajsën - Akiane Kramerik

E lindur nga prindërit ateistë, kur kishte vetëm katër vjet, Akiane kishte filluar të përjetonte vizione dhe ëndrra të parajsës, të takimit me Zotin dhe me Krishtin, me engjëjt dhe ëndrra të një qetësie të madhe shpirtërore. Nuk vonoi shumë e ajo filloi ta ndiente nevojën për të pikturuar, për t'i qitur në pëlhurë ëndrrat e saj. Një autodidakte, ajo i mahniti të gjithë me kompleksitetin dhe bukurinë e artit të vet.

Të ballafaquar me tërë këto dëshmi, edhe prindërit e saj filluan të besonin në Zot dhe në parajsë. Vajza filloi që të zgjohej herët dhe të pikturonte gjithnjë e më shumë. Kjo bëri që vajza të intervistohej nga Oprah, Katie Couric dhe shumë të tjerë. Ekspertët thonë se piktura e saj e Krishtit është shumë autentike.


(Kosova Sot Online)