NASA zbulon shenja të bardha në sipërfaqen e Plutonit

  • 14 maj 2020 - 07:15
NASA zbulon shenja të bardha në sipërfaqen e Plutonit

Së fundmi NASA e ka publikuar filmin e ri të afrimit drejt Plutonit, për të cilin ekspertët kanë thënë që kanë parë shumë më tepër sesa që kishin pritur - përfshirë këtu edhe disa shenja të bardha në këtë planet. Ata thonë që në imazhet e reja, që janë nxjerrë nga 18 milionë kilometra larg Plutonit, po na e shtojnë apetitin për të eksploruar më tepër në këtë planet.

'Është e pazakontë një pjesë kaq të madhe të sipërfaqes nga kjo distancë', ka thënë William McKinnon, që ka qenë pjesë e këtij studimi. 'Ajo që duhet theksuar është se këto shenja të bardha nuk janë paraparë të kenë ekzistuar në sipërfaqen e Plutonit, andaj, besojmë që rrugëtimi jonë drejt hulumtimit të Plutonit do të jetë shumë interesant'.

(Kosova Sot Online)