Enigma e gurit Lanzhou

  • 17 maj 2020 - 07:59
Enigma e gurit Lanzhou

Guri Lanzhou është një artefakt me të vërtetë mahnitës, shumë më i vjetër sesa raca njerëzore. Por, është evidente se atë e ka bërë dikush. Pyetja që shtrohet vetvetiu është: kush? I zbuluar në fund të viteve 1990 nga Zhilin Wang në zonën e thellë malore të Rusisë, guri Lanzhou është njëri ndër artefaktet më të njohura "jashtë kohës" që ngacmojnë mendjen tonë. Objekti në formë dardhe është i bërë nga një material tepër i fortë, i zi dhe ka dimensione rreth 7.5 cm në të katër drejtimet.

Disa shkencëtarë thonë se ky gur mund të jetë bërë nga ndonjë meteorit. Një enigmë tjetër rreth këtij objekti ka të bëjë me faktin që, në pjesën e pasme të tij, gjendet e futur me precizitet të madh një si vidë, e bërë nga një material më i bardhë. Athua kush dhe për çfarë qëllimi e ka bërë këtë objekt? 

(Kosova Sot Online)