Shqisa e gjashtë

  • 16 May 2020 - 09:37
Shqisa e gjashtë

Sipas disa burimeve të brendshme, të cilat duan që të mbesin anonime, papa Françesku dëshiron që Rendi i Jezuitëve ta pranojë faktin që njerëzit janë duke e zhvilluar një shqisë të gjashtë, një ndjenjë telepatike, e cila do të na ndihmojë që të lidhemi me racat e alienëve në aspektin emocional dhe intelektual. Evolucioni biologjik Evolucioni biologjik ka përjetuar një bifurkacion në aspektin e vetes nga universi. Në të njëjtën mënyrë sikur format jetësore që evoluuan mënyrat e reja të "dëgjimit" të vibracioneve të zërit dhe të "shikimit" të valëve të dritës, shqisa e gjashtë do të jetë shkalla e re evolutive e shqisave tona dhe do ta unifikojë përvojën dhe përjetimin tonë të universit. Kjo është zotësia, të cilën jemi duke e kërkuar, jo intelekti, të të menduarit dialektik, teknologjia, apo sistemi i armëve.

Në vend të kësaj, ajo që kërkohet është aftësia për ta parë një formë në zbrazëtirë, një qëllim në detin e pafundmë të vetëdijes së padiferencuar, një tipar i domosdoshëm në kuantumin e pazhvilluar, i cili ka gërshetuar kohën dhe materien. A ekziston vetëdija në qendër të boshllëkut dhe a reagon ajo ndaj nesh? A mund ta përdorim atë që kemi mësuar nga fizika kuantike, për ta drejtuar një njerëzim të ri kah qëllimi i preferuar dhe për ta manifestuar një realitet të ri në faqe të Tokës? A janë duke na vështruar alienët?

A është ndonjë racë e përparuar e alienëve duke pritur që të shohë nëse mund t'i bashkohemi fqinjësisë galaktike në eksplorimin paqësor të mistereve të kozmosit? Por, të mos harrojmë se shpesh, duke tentuar që të jemi më të përkryer, e kemi pësuar shumë keq edhe atë jo vetëm ne, si njerëz, por edhe shumë qenie të tjera të planetit tonë. Duket se shkatërrimi dhe zhdukja ndonjëherë thjesht, janë etapa përfundimtare e zhvillimit. Shpresojmë që ky të mos jetë fati jonë. Njerëzimi, kjo është e qartë, varet nga zhvillimi i shqisës së gjashtë me qëllim që ta evoluojë një vetëdije të re, ta mundë kryengritjen e mundshme të makinave (robotëve), ta pastrojë Tokën nga ndotësit e ndryshëm fizikë dhe psikologjikë dhe të na e tregojë vendin tonë të vërtetë në kozmos.

(Kosova Sot Online)