A i kërcënohet Tokës shkatërrimi nga asteroidet?

  • 18 maj 2020 - 07:11
A i kërcënohet Tokës shkatërrimi nga asteroidet?

Fundi. Finish. Kaput. A ka tragjedi më të madhe sesa fundi i botës? të gjithë ne, në këtë aspekt, kemi frikë nga tërmetet, terrorizmi, epidemitë..., mirëpo këto rreziqe nuk janë të tilla që të mund ta sjellin fundin e botës. Por, një përplasje e një asteroidi me planetin tonë, të paktën në teori, ka fuqi që të na shfarosë tërësisht nga fytyra e Tokës. 66 milionë vjet më parë, një përplasje e tillë e asteroidit Chicxulub ndikoi në shfarosjen e dinozaurëve.

Asteroidi Tunguska, i cili e goditi Siberinë në vitin 1908, shkretoi 1287 kilometra katrorë. Sipas disa llogaritjeve, një asteroid i ngjashëm me Tunguska-n e godet Tokën çdo 500 vjet, kurse asteroidet me aftësi të shkaktimit të katastrofës globale, çdo 700,000 vjet. Disa astronomë thonë se qëmoti ka kaluar koha e një goditjeje fatale dhe se ne, në fakt, jemi duke jetuar në një kohë "të huazuar". 

(Kosova Sot Online)