Si ta dini nëse fëmija juaj ka veti të jashtëzakonshme psikike?

  • 18 May 2020 - 14:50
Si ta dini nëse fëmija juaj ka veti të jashtëzakonshme psikike?

J a si ta dini nëse edhe fëmija juaj ka aftësi të tilla.

1. A ka fëmija juaj ndonjë shok imagjinar? Jo gjithmonë fëmijët mund ta vërejnë dallimin midis reales dhe paranormales. Nëse atyre u paraqitet ndonjë fantazmë, ata mund të luajnë me të, të lumtur që nuk iu duhet të rrinë vetëm. Të gjithë ne e njohim fenomenin e shokëve të imagjinuar. Për ta ditur se a është shoku i fëmijës tuaj real, apo i imagjinuar, kërkoni nga fëmija juaj informata të hollësishme rreth atij shoku, sikur p.sh. emrin, moshën, formën e veshjes...

2. A është fëmija juaj tepër perceptues? A vëren ai gjërat të cilat juve ju ikin, detajet të cilat duket se nuk janë aq të rëndësishme në një moment, por që bëhen të rëndësishme më vonë? Fëmijët perceptues kanë aftësi më të mëdha perceptimi sesa fëmijët e tjerë.

3. A është fëmija juaj empatik? Empatik është dikush që ndien emocionet e të tjerëve. Një fëmijë empatik mund të jetë tepër i mirë ndaj kafshëve, apo e heton që nuk ndiheni mirë ende pa ia thënë atë. Njerëzit empatikë mund të kenë nevojë që të kalojnë një kohë më të gjatë në vetmi dhe mund të kenë vështirësi në kyçjen me grupet tradicionale. Nëse fëmija juaj kalon më shumë kohën vetëm, sesa me shokët, atëherë kjo mund të jetë një shenjë.

4. A ndodh që fëmija juaj, thjesht, t'i dijë gjërat? Aftësitë psikike janë unike për pronarin e tyre, por njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme psikike shpesh dinë gjëra në të cilat nuk kanë qasje. Një shembull i kësaj është fëmija, i cili është i prirë që t'i gjejë gjësendet e humbura, apo i cili parandien ardhjen e filan mysafirit.

5. Natyra sekrete Fëmijët me dhunti metafizike mund të tentojnë t'i fshehin aftësitë e tyre, varësisht nga mosha. Në fëmijëri nuk ka prirje për një gjë të tillë, por një fëmijë më i rritur mund ta kuptojë se të qenit ndryshe nuk është gjithmonë gjëja më e mirë dhe të tentojë t'i fshehë dhuntitë e tij. Kjo haset sidomos nëse prindërit nuk besojnë fare në fenomenet paranormale.

6. A keni ju ndonjë aftësi metafizike? Aftësitë e veçanta psikike dhe metafizike zakonisht trashëgohen nga prindi te fëmija, sikur p.sh. ngjyra e syve, e flokëve, apo talenti për një gjë të caktuar. Por, nëse nuk u kushtoni vëmendje aftësive të jashtëzakonshme të fëmijës tuaj, atëherë ato mund të zbehen, e bile edhe të zhduken me kohë.

(Kosova Sot Online)