Zemra e madhe e Plutonit

  • 20 May 2020 - 07:34
Zemra e madhe e Plutonit

Fotografitë më të reja të fluturakes kozmike "New Horizons" tregojnë sesi në sipërfaqe të Plutonit ekziston një strukturë gjigante, në formë të zemrës. Pasi që u vu tërësisht në funksion pas dështimit që pësoi javën e kaluar, fluturakja e NASA-s me emrin "New Horizons" tani gjendet më pak se katër ditë larg takimit të saj historik me planetin xhuxh.

Ekspertët thonë se, derisa fluturakja është gjithnjë duke iu afruar më shumë Plutonit, fotot që i bën ajo janë me një rezolucion gjithnjë e më të madh. Përndryshe, kjo fluturake është duke udhëtuar me një shpejtësi marramendëse, prej gati 50.000 km/h. Ajo do të mbledhë aq shumë të dhëna, saqë do të duhen muaj të tërë që ato të dërgohen në Tokë. Kjo është hera e parë që Plutoni vëzhgohet për së afërmi. Shumë shpejt do të dimë shumëçka rreth kësaj bote të largët e të vogël. 

(Kosova Sot Online)