Qeveria gjermane urdhërohet t'i publikojë dokumentet për UFO-t

  • 21 maj 2020 - 07:32
Qeveria gjermane urdhërohet t'i publikojë dokumentet për UFO-t

Një gjykatë gjermane ka urdhëruar publikimit e dokumenteve sekrete në lidhje me hulumtimin e jetës potenciale të jashtëtokësorëve dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas një kërkese të një qytetari gjerman. Frank Reitemeyer, për herë të parë e kishte zbuluar ekzistencën e këtij raporti në vitin 2009 pasi që 'Exopolitics Germany', një organizatë që merret me hulumtimin e UFO-ve, kishte publikuar disa pjesë të këtij raporti në mediet gjermane. Si rrjedhojë ai këtë çështje e kishte çuar në Gjykatë, ku edhe kishte kërkuar nga Bundestagu gjerman që t'i publikonte këto informata.

"Dua t'i lexoj faktet. Unë jam qytetar gjerman dhe si i tillë jam shumë i shqetësuar që, për dallim nga francezët, amerikanët e anglezët, ne nuk mund t'i shohim dokumentet në lidhje me UFO-t", ka thënë mes të tjerash Reitemeyer. Në anën tjetër, qeveria gjermane ka bërë ankesë kundër këtij vendimi, duke thënë që, për shkak të të drejtave të rezervuara, nuk mund t'i publikojnë këto të dhëna, mirëpo, një gjë e tillë ka ngjallur dyshime që Bundestagu po fsheh diçka. 


(Kosova Sot Online)