UFO, që i tmerroi nxënësit e një shkolle në Zimbabve

  • 22 May 2020 - 07:12
UFO, që i tmerroi nxënësit e një shkolle në Zimbabve

Ndonëse kanë kaluar njëzet vjet, shfaqja e një UFO-je në Shkollën 'Ariel' në Zimbabve vazhdon të konsiderohet si njëri nga rastet më të famshme të shfaqjes së UFO-ve. Paralajmërimi për ardhjen e 'mysafirëve të paftuar' kishte filluar dy ditë para incidentit, kur, më 14 shtator, rreth orës 20:50, në qiellin e hapur të Zimbabvesë kishin filluar të shfaqeshin disa drita të çuditshme, që e kishin bërë natën ditë.

Dy ditë më vonë, në qiellin mbi shkollën 'Ariel' ishin shfaqur tri objekte të çuditshme, në formë sferike, njëri prej të cilëve kishte rënë në tokë, me shpejtësi të madhe. Pa kaluar shumë kohë, para syve të 62 nxënësve, nga objekti i çuditshëm kishte dalë një krijesë, rreth një metër e gjatë, që ishte zhdukur menjëherë pasi që i kishte parë fëmijët në oborrin e shkollës.  


(Kosova Sot Online)