Esa themelon fshat në hënë?

  • 25 May 2020 - 10:12
Esa themelon fshat në hënë?

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë hapësinore evropiane (ESA), JohannDietrich Woerner, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë, ka bërë publike disa nga planet e tij për të ardhmen. Kërshëri të veçantë zgjoi ideja e tij e formimit të një "fshati" në Hënë, një baze permanente, e cila jo vetëm se do të ofronte mundësi të mëdha për kërkime shkencore, por po ashtu do ta mundësonte zhvillimin dhe testimin e teknologjive, të nevojshme për një mision të ardhshëm në planetin Mars.

"Fshati në Hënë nuk do të nënkuptonte vetëm disa shtëpi, një kishë dhe një sallë kulture", tha ai. Ai tha se, në atë fshat, do të shkonin partnerët nga e mbarë bota, duke i kontribuuar këtij komuniteti me misione robotike dhe astronaute, si dhe duke mbështetur satelitët komunikues. Besohet se këmba e njeriut nuk ka shkelë në Hënë që nga viti 1976, prandaj Woerner beson se themelimi i një baze në Hënë paraqet një hap tjetër kritik kah shtrirja e njerëzimit jashtë Tokës.

(Kosova Sot Online)