Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

  • 27 maj 2020 - 15:06
Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

F luturimet me qilimin e kuq, peshku i artë dhe llamba magjike janë vetëm disa nga kujtimet e fëmijërisë, që na i kujtojnë vendet ekzotike, të ndërlidhura me magjinë. Gjërat e tilla, nëpër përralla, kryesisht kanë pasur origjinë nga Arabia Saudite, ndërsa, nëse ju vendosni që të shkoni për vizitë në Arabinë Saudite, njëra nga gjërat që do t'ua tërheq vëmendjen tuaj është numri i madh i figurave të syrit të kaltër, të ngjitur nëpër muret e shtëpive. Objektet e tilla mendohet ta parandalojnë shfaqjen e Magjisë së Zezë apo të Syrit të Keq.

Pra, përkundër besimit të madh në fenë islame, në Arabinë Saudite, besimi në magjinë e zezë është shumë i përhapur. Magjia e zezë, e përmendur edhe në Kuran Në fakt, besimi në magjinë e zezë është aq i përhapur saqë ka shumë njerëz, të cilët specializojnë për parandalimin dhe trajtimin e magjisë së zezë, ndërsa, ndikim të madh në përhapjen e kësaj ideologjie ka edhe përmendja e magjisë në librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Si rrjedhojë, autoritetet në Arabinë Saudite kanë krijuar Komisionin për hetimin e Praktikuesve të Magjisë së Zezë, komision ky që i heton të gjithë ata që merren me këtë aktivitet, për ta parandaluar kështu përhapjen e kësaj 'sëmundjeje'. Kryesisht, praktikuesit e magjisë së zezë në Arabinë Saudite vijnë nga shtetet tjera, si Egjipti, Pakistani apo edhe Indonezia.

Si rrjedhojë, numri i të prekurve nga magjia e zezë në Arabinë Saudite është shumë i madh, e njëri nga tregimet më të freskëta është ai i Hiba-s, një gruaje nga Arabia Saudite, që kishte vendosur të martohej me një bashkëvendës të saj, që quhej Azam. Në fakt, ajo ishte bërë bashkëshortja e tretë e Azam-it, pasi që dy të parat kishin përfunduar me divorc. Megjithatë, Azam-i kishte vazhduar të mbante kontakte me fëmijët e tij, nga martesat e para dhe si rrjedhojë fëmijët kishin shkuar shpesh për vizitë në shtëpinë e babait të tyre.

Vizita nga fëmijët Pas vizitës së parë të fëmijëve, Azam-i kishte filluar të ndihej shumë keq, ndonëse askush nuk kishte arritur ta shpjegonte arsyen pse ai po ndihej keq, ndërsa edhe ata kishin filluar të kenë probleme të mëdha me njëri-tjetrin, duke mos arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët. Pak kohë më vonë, Hiba kishte gjetur disa objekte të vogla, të fshehura nëpër skajet e shtëpisë së tyre, objekte këto të mbështjella me gjëra të çuditshme, në mesin e të cilave edhe qime të flokëve. Ajo i kishte treguar menjëherë bashkëshortit të saj, i cili, i tronditur nga ajo që kishte parë, e kishte ftuar një specialist për trajtimin e magjisë së zezë, që, pasi që kishte shkuar në shtëpinë e çiftit, kishte filluar të recitonte pjesë të Kuranit.

Pak kohë pasi që ai ishte larguar nga shtëpia, Azam-i kishte filluar të ndjehej mirë dhe çifti menjëherë kishin filluar të mirëkuptoheshin. Specialisti, i cili kishte pretenduar se e kishte larguar magjinë e zezë, kishte thënë që magjia në shtëpi ishte sjellë nga bashkëshortja e dytë e Azam-it, e cila kishte qenë ajo që e kishte iniciuar, megjithatë më vonë ishte penduar, duke vendosur që të bënte përpjekje që ta rikthente ish bashkëshortin e saj, nëpërmjet përpjekjeve për t'ia prishur atij martesën me magji të zezë.

(Kosova Sot Online)