Objektet e pushtuara, të cilat nuk duhet t'i fusni në shtëpi

  • 28 May 2020 - 15:00
Objektet e pushtuara, të cilat nuk duhet t'i fusni në shtëpi

1. Kukulla 'Robert' Kur Robert Eugene Otto kishte qenë katërvjeçar, atij i ishte dhënë një lodër. Siç thuhet në rrëfim, lodra është dukur paksa si njeri dhe Robert-i e ka bartur pothuajse kudo me vete. Ai kishte vendosur që ta emërtonte lodrën në bazë të tij - Robert - dhe që nga momenti i parë që ishte bërë pjesë e familjes së re, gjëra të çuditshme kishin filluar të ndodhin. Familjarët e kishin dëgjuar të birin e tyre duke biseduar me kukullën, orenditë në shtëpi kishin filluar të përmbyseshin, pa i prekur njeri, ndërsa vetë Robert-i kishte filluar të përjetonte ankthe të tmerrshme gjatë netëve të gjata. Edhe pasi që Robert-i ishte përzënë nga shtëpia, gjërat e tmerrshme kishin vazhduar të ndodhnin në atë ndërtesë. Kukulla sot është e vendosur në muze dhe mund të vizitohet nga kureshtarët, megjithatë nuk preferohet t'i bëni fotografi pa marrë leje, pasi që mallkimi mund të bjerë mbi ju. Ndërsa, ju kurrsesi nuk duhet ta merrni një kopje të kësaj kukulle në shtëpinë tuaj.

2. Piktura e pushtuar Piktura, të cilës shpesh i referohen me 'Piktura e Pushtuar e eBay-it', 'Duar që i rezistojnë atij', është një pikturë që është gjendur në një birrari të vjetër, nga një çift nga Kalifornia. Ata e kishin vënë pikturën në ankand në 'eBay', duke thënë që karakteret në pikturë shpeshherë lëviznin, nganjëherë duke dalë edhe jashtë kornizës. Piktura në fjalë ishte shitur për afro 1000 euro. Autori i kësaj pikture - Bill Stoneham - e kishte bazuar veprën e tij artistike në jetën e tij, duke e shikuar një fotografi të tijën dhe të një fqinje. Megjithatë, autori kurrë në jetë nuk e kishte menduar që personazhet e pikturës së tij një ditë do të lëviznin nga korniza, duke e bërë pikturën të padëshiruar për këdo që u frikësohet objekteve të pushtuara.

3. Kutia e shpirtit Filmi 'The Possession', që është shfaqur në vitin 2012, ka qenë njëri nga filmat më të frikshëm, ndërsa edhe më të frikshëm e bën fakti që ai ka qenë i bazuar në ngjarje të vërtetë. Bëhet fjalë për 'kutinë e shpirtit', që për herë të parë në internet ishte shfaqur në vitin 2003, kur ishte vënë në shitje në 'eBay'. Shitësja kishte thënë që përbrenda kutisë gjendej një shpirt i keq, andaj kutia nuk duhej të hapej. Natyrisht, blerësi i ri e kishte hapur dhe si rrjedhojë, mallkimi kishte rënë mbi të. Nëna e tij kishte pësuar sulm dhe marrëdhëniet me familjarët ishin përkeqësuar tej mase, duke bërë që pronari i ri i kutisë së pushtuar të mos mund të gjente rehati shpirtërore. Që prej vitit 2003, piktura ka kaluar nëpër duar të ndryshme, duke terrorizuar shumë familje.

4. Karrigia e Thomas Busby-t Thomas Busby nga Jorkshajëri Verior, në një kohë ka qenë një burrë i mirë. Në vitin 1702, kur ai kishte mbërritur në shtëpinë e tij, ai e kishte gjetur vjehrrin, Daniel Auty, të ulur në karrigen e tij të preferuar, të cilën, deri në atë moment, nuk kishte guxuar ta prekte askush. Thomas-i ishte çmendur fare dhe si rrjedhojë e kishte larguar vjehrrin nga shtëpia e tij. Mirëpo, duke mos arritur që të këndellej nga eksperienca e hidhur që e kishte pasur, ai kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit, e kishte vrarë me sëpatë dhe e kishte fshehur. Megjithatë, trupi i viktimës ishte gjetur dhe si rrjedhojë Buby ishte dënuar me burg. Mirëpo, para se të dërgohej në burg, ai kishte kërkuar që të shkonte për një pije në lokalin e tij të preferuar, ku kishte thënë: "Të gjithë ata që ulen në karrigen time, do të goditen nga një vdekje shpejtë dhe e dhimbshme". Dh,e kështu kishte ndodhur, shumë njerëz ishin goditur nga tumori, ishin shkelur nga veturat ose kishin gjetur vdekjen në mënyrë të tmerrshme, pak kohë pasi që ishin ulur në karrige.

(Kosova Sot Online)