Fluturakja "Juno" arrin në Jupiter vitin e ardhshëm

  • 31 May 2020 - 08:27
Fluturakja

E lansuar në vitin 2011, si pjesë e programit vijues të NASA-s, me emrin "New Frontiers", "Juno" do të tentojë që t'i analizojë fushat magnetike dhe gravitacionale të këtij planeti të madh, të përbërë nga gazi, duke bërë edhe fotografitë e para nga afër, në regjionet polare të Jupiterit. Shkencëtarët shpresojnë se informatat që do t'i mbledhë kjo fluturake, do t'iu ndihmojnë atyre që të mësojnë diçka më shumë rreth strukturës së brendshme të Jupiterit dhe rreth historisë së evolucionit, si dhe rreth asaj se a ka Jupiteri një bërthamë të ngurtë, apo jo.

"Tanimë është bërë më shumë se 90% e rrugës për në Jupiter", thotë hulumtuesi kryesor i këtij projekti, Scott Bolton. Pasi që të arrijë në destinacionin e vet, sonda do të hyjë në orbitën eliptike të planetit. "Juno" do të jetë fluturakja e cila do t'i afrohet më së shumti këtij planeti. 

(Kosova Sot Online)