Në Londër bie nga qielli një engjëll i vërtetë?!

  • 01 June 2020 - 07:30
Në Londër bie nga qielli një engjëll i vërtetë?!

Një lajm është duke bërë kërdinë në rrjetet sociale. Ai lajm thotë se një engjëll i vërtetë, që i ngjanë një njeriu me krahë, ka rënë nga qielli i Londrës. Krijesa e cila ka ngjashmëri të shumta me njeriun, por që i duken edhe dy krahë, duket të ketë rënë nga qielli rreth orës 13:50 të ditës së hënë.

Krijesa që pa hezitim nga të gjithë ata që e panë u cilësua si engjëll, me shpejtësi u mor dhe u largua nga policët e maskuar, të cilët kishin veshur kostume të errëta dhe syza, duke përngjarë kështu me personazhet e filmit "Men in Black". Kjo ndodhi disi brenda pak ditësh prej se NASA bëri me dije se kishte zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën. Athua kemi të bëjmë me alien, apo ndoshta e tëra kjo është vetëm një shaka e pakripë e dikujt?! Sido që të jetë, ky është një lajm paksa i frikshëm, apo jo? 

(Kosova Sot Online)