Mbi qiellin e Japonisë shihen disa sfera misterioze

  • 04 June 2020 - 07:18
Mbi qiellin e Japonisë shihen disa sfera misterioze

Janë bërë publike disa fotografi ku shihen disa sfera të bardha, të çuditshme, duke lëvizur në qiellin mbi qytetin bregdetar japonez, Osaka. Video-incizimi që zgjat dy minuta, i cili tash vonë është publikuar edhe në mediet sociale, tregon objektet e paidentifikuara duke lëvizur ngadalë në të djathtë të pamjes. Objektet duket se lëvizin të pavarur nga njëri-tjetri dhe me shpejtësi të ndryshme, por që të gjitha ia dalin që ta mbajnë një lartësi të qëndrueshme gjatë tërë video incizimit.

Derisa disa përdorues të internetit kanë spekuluar duke thënë se këto pamje janë dëshmi të vizitës nga alienët, të tjerët thonë se objektet janë tepër larg, dhe se incizimi është i një kualiteti tepër të ultë që të mund të përcaktohet me saktësi se çka mund të jenë këto sfera. 

(Kosova Sot Online)