Ja çka thotë njeriu që komunikoi me alienët nga Andromeda

  • 03 June 2020 - 14:58
Ja çka thotë njeriu që komunikoi me alienët nga Andromeda

Në librin e tij "Letrat nga Andromeda", Alex Collier flet në detaje rreth komunikimit që ka pasur ai me alienët telepatikë nga galaktika Andromeda Alex Collier është i sigurt se ka komunikuar në mënyrë telepatike me disa alienë që jetojnë larg nesh, në galaktikën Andromeda. Ai thotë se njëri nga alienët në fjalë quhej Moraney dhe ai vinte nga një sistem yjor në yjësinë e quajtur Zenetae. Moraney ishte një krijesë antike dhe, për këtë shkak, ishte në gjendje që t'i ofronte informata të rëndësishme Collier-it në lidhje me të kaluarën e Tokës.

Alieni ndër të tjera thotë se njerëzit e rëndomtë nuk dinë thuajse asgjë rreth asaj që është duke ndodhur në sistemin diellor. Rreth origjinës së njerëzve dhe Hënës Por, më interesante janë informatat që alieni Moraney ofron në lidhje me origjinën e racës njerëzore, ku flitet për një bazë sekrete në Hënë. Ai thotë se Hëna nuk është krijuar nga Toka, por është sjellë këtu në mënyrë artificiale, miliona vjet më parë. Ai thotë se Hëna, në fakt, kishte shërbyer për ardhjen e reptilianëve, hibridëve të tyre me njerëzit, si dhe të njerëzve të parë, të cilët më pas u vendosën në Tokë. Sipas tij, Hëna është krijuar në një sistem tjetër diellor dhe ka një moshë prej 6,2 miliardë vjetësh, gjë që d.m.th. se është më e vjetër sesa vet sistemi diellor.

Alieni thotë se Hëna u soll këtu "në bishtin e një asteroidi", i cili i afrohet Tokës çdo 25000 vjet dhe se Hëna, në fakt, është boshe përbrenda, ku gjenden qendra të mëdha, të fshehta, të ndërtuara nga alienët. Kush shkoi i pari në Hënë Alieni vazhdon e thotë se, para se astronautët e misionit "Apollo" të shkelnin në Hënë, këtë e kishin bërë në mënyrë sekrete disa agjentë të NSA-së amerikane gjatë viteve 1950, të cilët ishin dërguar në Hënë nga alienët e hirtë.

Aty agjentët e NSA-së gjoja kanë gjetur mbetje të reptilianëve dhe njerëzve, të vrarë në një betejë të përgjakshme që kishte ndodhur midis tyre. Alienët nga Andromeda, po ashtu, i kanë thënë britanikut Collier se në brendësi të Hënës jetojnë rreth 36.000 njerëz, të cilët janë përzgjedhur dhe janë dërguar atje nga Qeveria botërore. Këtu, rolin kryesor e kanë alienët e hirtë, por ata rrallëherë intervenojnë personalisht. Ata komunikojnë me të të ashtuquajturit Murgjit e zi. Edhe pse në fillim ishin njerëz, Murgjit e zi janë modifikuar aq shumë me qëllim që t'iu shërbejnë nevojave të alienëve gri, saqë më nuk konsiderohen njerëz.

Nën Murgjit e zi gjendet grupi i quajtur Hëna e kaltër, i cili përbëhet nga forcat amerikane, britanike, ruse dhe franceze. Ky grup operon dhe kontrollon bazat në Hënë, por ka nevojë edhe për divizione në Tokë. Janë dy divizione të tilla, Alfa një dhe Alfa dy. Në fund, alienët e largët i kanë treguar britanikut se NASA ka kërcënuar me vdekje astronautët, që të mos tregojnë se çka kanë parë në Hënë.

(Kosova Sot Online)