Një objekt në formë trekëndëshi është gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

  • 18 June 2020 - 08:03
Një objekt në formë trekëndëshi është gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

Që prej momentit kur NASA ka dërguar 'Curiosity Rover'-in në Mars, ka marrë mjaft sinjale e fotografi, shumica e të cilave kanë qenë të turbullta ose me pak ngjyra. Në disa prej këtyre fotografive pretendohet për vende ku më herët ka pasur ujë, e në disa të tjera thjesht shfaqen pamje nga sipërfaqja e planetit.

Së fundmi NASA ka marrë një fotografi shumë të çuditshme nga 'Curiosity Rover', fotografi në të cilën shihet një objekt në formë trekëndëshi, i futur jo thellë nën sipërfaqen e Marsit dhe i mbuluar në disa pjesë me rërë. Ky objekt i ka habitur edhe shkencëtarët e NASA-s, të cilët duket se nga misioni për kërkim të ujit janë vënë në kërkim të këtyre artefakteve. 

(Kosova Sot Online)