Fantazma e zhurmshme që tmerroi banorët

  • 18 qershor 2020 - 14:59
Fantazma e zhurmshme që tmerroi banorët

Kur banuesit e apartamenteve ngjitur kishin filluar të ankoheshin për zhurmën e zëshme, ata kishin vërejtur se edhe muret e tyre kishin filluar të kërcasin dhe të dridhen me të njëjtën forcë të dhunshme që e kishte frikësuar Nancy-n dhe familjen e saj Një mëngjes të muajit gusht, adoleshentja me emrin Nancy fjeti shumë rehat në shtëpinë e saj, e cila gjendej në rrugën "3566 Mgr Gauthier". Gjumin e saj të rehatshëm papritmas e kishte prishur, apo të themi ia kishte ndarë në dysh, një zhurmë shurdhuese dhe shumë e madhe, e cila po vinte nga muri i saj në dhomën e saj të gjumit.

Kur ajo e kishte dëgjuar këtë zhurmë të madhe dhe ka shurdhuese, kishte kërcyer nga shtrati dhe e kishte mbajtur frymën, në mënyrë që të priste dhe të bindej se ishte apo nuk ishte në ëndërr, apo gjithë kjo zhurmë po vinte nga jashtë shtëpisë. Një tjetër zhurmë, ishte aq e fuqishme sa që kishte bërë murin e saj të dhomës që të dridhej. Ky ishte momenti kur Nancy kishte vërejtur një vrimë në murin e saj të dhomës së gjumit. Shumë shpejt zhurma misterioze ishte dëgjuar përmes kompleksit të apartamenteve, duke frikësuar dhe duke i lënë të hutuar banorët që ishin jashtë shtëpive të tjera.

Kur banuesit e tjerë të apartamenteve ngjitur kishin filluar të ankoheshin për zhurmën e zëshme, ata kishin vërejtur se edhe muret e tyre kishin filluar të kërcasin dhe të dridhen me të njëjtën forcë të dhunshme që e kishte frikësuar Nancy-n dhe familjen e saj. Më pas familjet kishin filluar të ankohen pronarit të tokës për aktivitetet e zhurmshme dhe pa shpjegim që po ndodhnin në ndërtesën e vjetër. Gjeologët ishin ftuar në vendin e ngjarjes si dhe teknikët nga kompania e gazit. Të gjithë ata ishin të bindur se një rrjedhje e gazit mund të jetë shkasi për strukturën dridhëse. Pas disa hulumtimeve, ata ishin mbetur duarkryq, duke mos mundur ta shpjegojnë fenomenin. Fenomeni shumë shpejtë ishte quajtur poltergjist, (fantazmë e zhurmshme).

(Kosova Sot Online)