Astronomët zbulojnë një planet të largët, që ngjan me Jupiterin

  • A.P /
  • 21 qershor 2020 - 09:17
Astronomët zbulojnë një planet të largët, që ngjan me Jupiterin

Astronomët e kanë identifikuar ekzoplanetin më të vogël, që është fotografuar ndonjëherë drejtpërsëdrejti nga një teleskop. I njohur si '51 Eridani b', gjiganti i gaztë gjendet 96 vjet drite larg dhe rrotullohet rreth një ylli shumë të ri - që është vetëm 20 milionë vjet i vjetër dhe që është 'foshnje' në krahasim me diellin, që llogaritet të jetë 4.6 miliardë vjet i vjetër.

Për dallim nga planetët e tjerë, që gjenden jashtë sistemit tonë diellor, 'Eridani b' është gjetur duke përdorur 'Gemini Planet Imager', teleskopin me bazë në Kili, që është një instrument që mund ta lokalizojë dhe analizojë planetin, duke shikuar për dritën që vjen drejtpërsëdrejti nga planeti vetë. "'Kepler'-i, për t'i detektuar planetët, e shikon hijen e tyre, ndërsa 'Gemini Planet Imager' shikon direkt në dritën e tyre, gjë të cilës i referohemi me fjalën fotografim i drejtpërdrejtë", ka thënë Bruce Macintosh, udhëheqësi i grupit që është marrë me hulumtimin e këtij planeti. E, zbulimi i këtij planeti, që është shumë i ngjashëm me Jupiterin, pritet t'u ndihmojë shkencëtarëve që ta studiojnë mënyrën e formimit të planetëve në sistemin tonë diellor. 

(Kosova Sot Online)