Ylli britanik, Kerry Katona, largohet nga shtëpia e pushtuar nga djajtë

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 14:55
Ylli britanik, Kerry Katona, largohet nga shtëpia e pushtuar nga djajtë

Kerry Katona, që është një personazh shumë i njohur në Britani të Madhe, që ka ndërtuar karrierë edhe si këngëtare edhe si person televiziv, ka raportuar se jeta në shtëpinë e pushtuar ka përbërë periudhën më të tmerrshme në jetën e saj Tridhjetekatërvjeçarja ishte bartur për të jetuar në shtëpi të re, bashkë me bashkëshortin e saj, George, një muaj pasi që e kishte kuptuar që shtëpia e saj e vjetër ishte e pushtuar.

Ndjekja e djajve nga shtëpia Kerry i kishte thirrur ndjekësit e fantazmave pas disa incidenteve të frikshme duke pretenduar edhe që paraliza e pjesshme e bashkëshortit të saj ishte shkaktuar pikërisht nga shpirtrat e ligë. Dhe, përkundër faktit që hetuesit e dukurive paranormale kishin bërë ekzorcizëm në shtëpinë e saj, ajo kishte vendosur të largohej, meqë mendonte se shtëpia ishte 'ogurzezë'. Si rrjedhojë, ylli britanik i medieve, Kerry Katona, kishte vendosur që bashkë me bashkëshortin e saj të zhvendoseshin për të jetuar në Saseksin Lindor të Anglisë.

Një burim i afërt me Kerry-n ka thënë:"Kohëve të fundit atë e ka ndjekur fati i keq dhe nuk ka njeri në botë që mund t'ia heq nga mendja që një gjë e tillë i është shkaktuar pikërisht nga fati i keq, që është i lidhur me shtëpinë e saj të pushtuar. Ajo nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që mendon se është terrorizuar nga djajtë. Ajo i kishte thirrur hetuesit e dukurive paranormale, me shpresën që ata do t'i ndihmonin për t'u rehatuar në shtëpi, mirëpo më pastaj ajo dhe George kanë përjetuar zënkën më të madhe, që prej kur ishin martuar". Rehatia në shtëpinë e re George, 35-vjeçar, ishte larguar nga shtëpia menjëherë pas zënkës, megjithatë Kerry e kishte telefonuar dhe si rrjedhojë çifti kishin vendosur ta lëshonin shtëpinë, duke e fajësuar atë për mungesën e rehatisë në jetë bashkëshortore.

Në fakt, ka qenë George ai që është ndikuar më tepër nga shpirtrat e ligë në shtëpi, meqë, pak ditë para se të largohej, kishte shkuar në konsultë për një spital psikiatrik, pasi që kishte filluar të bërtiste e të sillej shumë çuditshëm. Pasi që është bartur për të jetuar në shtëpinë e re, Kerry ka thënë që po ndjehet shumë më mirë dhe se martesa e saj është përsëri në rrugë të mirë.

(Kosova Sot Online)