Shtatë 'UFO' shihen duke 'vallëzuar' në qiellin amerikan

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:52
Shtatë 'UFO' shihen duke 'vallëzuar' në qiellin amerikan

Këto drita misterioze, që duket sikur të jenë duke 'kërcyer' në qiellin e një qyteti amerikan mund të jenë ndër shenjat e para të një pushtimi nga jashtëtokësorët. Të paktën kështu ka pretenduar dëshmitari Michael Figueroa, i cili ka qenë me fëmijët e tij dhe disa miq kur i ka parë këto drita misterioze.

Ai kishte arritur që ta incizonte incidentin, për ta postuar më pas videon në 'YouTube'. "Këta nuk janë aeroplanë. Po shkojnë në drejtim të njëjtë dhe janë shtatë. Po lëvizin, shiko, shiko. U zhduken", janë disa nga fjalët që Figueroa dëgjohet duke i thënë teksa i incizon dritat e shfaqura në qiell.

(Kosova Sot Online)