Origjina e bazës sekrete ushtarake, 'Zona 51'

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:54
Origjina e bazës sekrete ushtarake, 'Zona 51'

Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për emrin e famshëm të bazës ushtarake amerikane 'Zona 51', e shumë prej tyre kanë dëgjuar edhe për tregimet e panumërta, rrëqethëse, që ndërlidhen me këtë bazë ushtarake. Shumë njerëz pretendojnë që ky është vendi ku gjenden jashtëtokësorët e vdekur dhe UFO-t e shkatërruar. Kjo, në fakt, është njëra nga bazat ushtarake më të fortifikuara në botë, që është bërë e njohur në fund të viteve të 1980-a, kur Bob Lazar-i i kishte bërë publicitet të madh.

Megjithatë, origjina e 'Zonës 51' është shumë më e lashtë dhe daton qysh prej Luftës së Dytë Botërore, kur pas sulmit të japonezëve ishte shfaqur nevoja për krijimin e një baze ushtarake, shumë e fortifikuar. Gisht në krijimin e kësaj baze ka pasur edhe CIA, organizata e themeluar në vitin 1947, për të cilën 'Zona 51' ka qenë projekti i parë madhor.

(Kosova Sot Online)