Plaku meksikan pretendon të jetë lënduar nga UFO-t

  • A.P /
  • 22 qershor 2020 - 07:37
Plaku meksikan pretendon të jetë lënduar nga UFO-t

Një plak gjashtëdhjetetetëvjeçar nga Meksiko ka marrë një plagë të rëndë në kokë, për të cilën thotë që e ka pësuar pasi që një UFO e kishte sulmuar. Incidenti në fjalë ka ndodhur në muajin e kaluar dhe në të ka qenë i përfshirë Francisco Acosta Tostado, i cili ka qenë duke i ngarë biçikletës në autostradë, kur e kishte parë një objekt të paidentifikuar fluturues, i cili kishte fluturuar aq poshtë saqë, sipas tij, kur i ishte afruar, e kishte goditur në kokë, duke e përplasur përtokë.

I frikësuar që do të rrëmbehej nga vizitorët prej një bote tjetër, Tostado ishte fshehur në disa kaçuba të afërta, ku kishte qëndruar për në kohë. Kur policia kishte kaluar andej pari, e kishin gjetur pensionistin të lënduar rëndë, e tejet të frikësuar.

(Kosova Sot Online)