
Gjurmët e automjeteve 14 milionë vjet të vjetra
Një gjeolog rus ka deklaruar se gjurmët që i shihni në këtë foto janë krijuar nga automjetet që i takonin një civilizimi antik të përparuar, i cili kishte ekzistuar në Tokë 14 milionë vjet më parë.
Që të gjithë ne e dimë se librat fetarë flasin rreth gjigantëve të cilët kishin ekzistuar në Tokë në të kaluarën e largët. Gjeologu Alexander Koltypin beson se këto gjurmë që ekzistojnë përgjatë luginës Frigiane në Turqinë qendrore, janë shkaktuar nga automjetet e një race të përparuar dhe inteligjente midis 12 dhe 14 milionë viteve më parë. gjeologët tanimë kanë zbuluar gjurmë të gurosura të dinozaurëve, kështu që edhe këto gjurmë besohet se u shndërruan në gurë përgjatë miliona viteve.
(Kosova Sot Online)