A janë problemet e së tashmes të lidhura me jetën e kaluar?

  • E.K /
  • 22 qershor 2020 - 14:57
A janë problemet e së tashmes të lidhura me jetën e kaluar?

Roli, që jeta e kaluar e ka në problemet e ditëve të sotme dhe ringjallja e shpirtrave është një temë shumë e diskutuar në religjione të ndryshme. Megjithatë, një shpjegim më të prerë në këtë drejtim e jep Astrologjia Vedike, që është e lidhur ngushtë me besimin Hindu, e që kryesisht është e ndërtuar mbi logjikën e karmës, që i bie se, problemet e ditëve të sotme, me shumë gjasë, mund të jenë ndikuar, nëse jo shkaktuar, nga ngjarjet e zhvilluara në të kaluarën.

Sipas këtij vështrimi, ekzistojnë disa mallkime të së kaluarës, që mund të ndikojnë në të tashmen dhe të ardhmen e një personi, e disa prej mallkimeve mund t'i gjeni më poshtë: a) Mallkimi i gjarpërinjve: Efekti i mallkimit të gjarprit është mungesa e fëmijëve, frika nga gjarpinjtë dhe frika nga kafshimi prej tyre. Ky mallkim vjen si pasojë e vrasjes së gjarpinjve në jetën e kaluar. b) Mallkimet e babait: Ky lloj mallkimi mund të vjen si pasojë e mëkateve të bëra ndaj baballarëve në jetën e kaluar apo edhe si pasojë e vuajtjeve të tyre, edhe në rast se ju nuk keni qenë shkaktarë.

Si rezultat i këtij mallkimi, marrëdhëniet me baballarët në këtë botë nuk mund të rregullohen në asnjë mënyrë, e, në disa raste, mund të rezultojë edhe me vdekjen e hershme të babait. c) Mallkimet e nënës: Trajtimi i nënës në mënyrë të papërshtatshme në jetën e kaluar mund të rezultojë me sterilitet në këtë jetë, ndërsa, 'simptomat' tjera të këtij mallkimi janë edhe pamundësia për ta krijuar një marrëdhënie të shëndoshë me nënën si dhe vdekja e hershme e saj. d) Mallkimet e liderëve shpirtërorë: Ky lloj mallkimi është unik, meqë shkakton probleme me një numër më të madh të njerëzve.

Njerëzit, të cilët nuk mund të krijojnë raport ët mirë me mësuesit e tyre, apo edhe me liderët e kishave apo xhamive, ku ata luten, mund të kenë rënë pre e mallkimit të tyre nga jeta e kaluar. e) Mallkimet e shpirtrave të ligë: Nëse keni frikë nga të panjohurat apo nga fantazmat, gjë që mund të duket normale, nëse është në masë të caktuar, atëherë, ekziston mundësia që ju të keni rënë pre e mallkimit të shpirtrave të ligë. Gjithsesi, ne i kemi diskutuar vetëm disa shembuj të mallkimeve, që barten nga jeta e kaluar. Ka shumë zona tjera që tregojnë për lidhjen e jetës së kaluar me situatat e ndryshme në të tashmen.

(Kosova Sot Online)