Djalli nga Xhersi

  • A.P /
  • 24 qershor 2020 - 07:41
Djalli nga Xhersi

Edhe sot e kësaj dite ekziston bindja se në jug të shtetit amerikan Nju Xhersi, ekziston një krijesë misterioze, e njohur me emrin Djalli nga Xhersi. Ka dëshmi të njerëzve që thonë ta kenë parë këtë krijesë, e të cilët e përshkruajnë atë me thundra, me krahë si të lakuriqit dhe me kokë si të kalit. Ai thuhet të ketë edhe bisht. Legjenda thotë se, 250 vjet më parë, një shtrigë lokale, zonja Shrowds, ishte duke e lindur fëmijën e saj të trembëdhjetë.

Meqë dhembjet e lindjes ishin tepër të mëdha, ajo tha: "Le të lindë ky dreq"! Kështu, fëmija i sapolindur kishte pamje të çuditshme. Zonja Shrowds e mbante atë të mbyllur, larg shikimit të fqinjëve kureshtarë. Por, fëmija kishte ikur nga oxhaku. Thuhet se fëmija kishte shkuar në një mal të afërt, ku jeton edhe sot e kësaj dite. Disa e akuzojnë atë për masakrim të bagëtisë, e të tjerët thonë se ai piskat si i marrë. 

(Kosova Sot Online)