Fantazma thyen gotat në një kafene

  • 25 June 2020 - 07:46
Fantazma thyen gotat në një kafene

Kamerat e vëzhgimit kanë regjistruar momentin kur një forcë e padukshme ka thyer gota dhe i ka rrëzuar ato nga raftet e një kafeneje në Angli, respektivisht në Shropshajër. Pronari Nick Bevon, i cili punon në këtë kafene me vite të tëra, por që pronësinë e mori vetëm disa muaj më parë, thotë se aty kishte përjetuar shumë përvoja paranormale.

"Derisa kam qenë duke punuar i vetëm, dikush i padukshëm më ka kapur për dore dhe shpesh kam parë figura duke ecur nëpër kafene, të cilat më kanë bërë që të pyetem se a bëhej fjalë vetëm për imagjinatën time, apo për diçka tjetër", thotë ai. Incidenti më i ri ndodhi javën e kaluar, kur Bevon shkoi në mëngjes në kafene, për të parë shumë gota të rrëzuara në dysheme.  


(Kosova Sot Online)