Mbi Indianapolis papritmas shfaqet një UFO

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 08:56
Mbi Indianapolis papritmas shfaqet një UFO

Një dëshmitar tregon se, derisa disa ditë më parë ishte duke shëtitur afër shtëpisë së tij, respektivisht derisa ishte duke shkuar te një shok i tij, kishte shikuar lart në qiell, me ç'rast kishte parë një dritë të fortë, në formë të trekëndëshit, që gjendej ndoshta jo më lart se 300 metra. Personi tregon se, në ato momente nuk kishte asgjë tjetër në qiell, kështu që ishte ndalur për disa momente dhe e kishte shikuar objektin, derisa ai ishte zhdukur, duke lëvizur me shpejtësi.

Ai tregon se menjëherë kishte dyshuar se bëhej fjalë për një UFO, kështu që me të shpejtë e kishte nxjerrë celularin e tij dhe kishte bërë disa fotografi të atij objekti, para se ai të zhdukej. Ky rast është raportuar edhe zyrtarisht dhe mban shifrën 69633. Kur janë analizuar fotografitë e zmadhuara të atij objekti, është parë se, para se të zhdukej, ai me gjasë kishte ndryshuar formën e vet

(Kosova Sot Online)