Vendet më të pushtuara në botë

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 14:58
Vendet më të pushtuara në botë

Tregimet për vendet, të cilat i kemi renditur më poshtë, janë aq të frikshme saqë kanë bërë që këto lokacione të konsiderohen më të pushtuarat në botë.

Gropa e Djallit, Ohajo Sipas legjendës urbane thuhet se në disa tunele nëntokësore në Ohajo, një grup satanistësh, herë pas here ishin mbledhur për të sakrifikuar njerëz e kafshë, në ritualet e tyre të pështira. Si rrjedhojë, thuhet në legjendë, vendi ishte bërë aq i dashur për dashakëqijtë, saqë kishte filluar të ndjehet edhe prezenca e vetë djallit, që thuhet t'i ketë përcjellë të gjitha ritualet e kryera në këto tunele.

Tunelet Nëntokësore në Londër Gjatë një sulmi të bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 173 veta ishin munduar ta shpëtonin jetën e vetë duke u fshehur në Tunelin Nëntokësor të Londrës, megjithatë ata e kishin humbur jetën. Përveç tyre, edhe një numër i madh njerëzish të tjerë e kanë humbur jetën në këtë metro, gjatë mirëmbajtjes apo edhe për shkak të vetëvrasjeve. Njerëzit besojnë që tunelet tani janë të pushtuara nga fantazmat e qindra njerëzve, që kanë vdekur aty. Spitali i Vjetër në Çangi të Singaporit Në vitin 1942, spitali dhe barakat përreth tij ishin uzurpuar nga ushtarët japonezë, të cilët e kishin shndërruar këtë vend në një burg për ushtarët britanikë dhe aleatët e tyre. Aty, japonezët, në mënyrë brutale kishin torturuar të burgosurit e tyre, duke çuar në vdekjen e shumë prej tyre.

Sot, ndërtesa nuk përdoret më, megjithatë vizitorët pretendojnë të dëgjojnë zhurma e britma njerëzish nga brenda. Plantacioni - Gjiri Montego, Xhamajka Plantacioni ishte ndërtuar në vitin 1780 dhe ka qenë pronë e John Palmer-it dhe bashkëshortes së tij, Annie-t. Thuhet që Annie ka qenë e sëmurë mendore dhe se është marrë me magji, ndërsa, një natë bashkëshorti i saj e kishte kuptuar që ajo po e tradhtonte dhe si rrjedhojë e kishte rrahur shumë. Të njëjtën natë, për arsye të paqarta, ai kishte ndërruar jetë. Njerëzit besojnë se ajo kishte përdorur helm ose edhe praktikat e magjisë për ta vrarë burrin e saj, i cili, bashkë me të, vazhdojnë të sorollaten nëpër dhomat e plantacionit. Pylli Aokigahara, Japoni Historikisht, Pylli Aokigahara që gjendet në Japoni, është konsideruar si një vend i pushtuar nga djajtë pasi që është vendi i dytë në botë për nga numri i vetëvrasjeve. Ndonëse nuk dihet se si ka ardhur deri tek pushtimi i një pylli të tërë, numri i madh i të pashpresëve, që i kanë dhënë fund jetës së tyre në këtë mal, ka bërë të thuhet që mali është i pushtuar nga djaj të fuqishëm.

(Kosova Sot Online)