A ka lindur sistemi diellor si pasojë e një supernove?

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 10:02
A ka lindur sistemi diellor si pasojë e një supernove?

Një valë shoku, që kishte dalë nga shpërthimi i një supernove, mund ta ketë shkaktuar lindjen e sistemit tonë diellor, në momentin kur ishte përplasur me një re gazi. Mbetjet e kësaj materie mund të gjenden edhe sot e kësaj dite, në meteoritët primitivë.

Shkencëtarët, të cilët kanë qenë pjesë e këtij studimi, pretendojnë që supernova që e kishte iniciuar lindjen e sistemit tonë diellor mund ta ketë shkaktuar edhe sistemin e rrotacionit në këtë sistem diellor, duke lejuar kështu formimin e planetëve, në mesin e të cilëve edhe formimin e planetit tonë, tokës. Shkencëtarët, të cilët kanë punuar intensivisht në këtë hulumtim, tash e një kohë të gjatë, janë Alan Boss dhe Sandra Keiser nga Instituti i Shkencave 'Carnegie' në Uashington.

(Kosova Sot Online)