Një kometë e gjerë rreth 4 km ia ka mësyrë Tokës

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 08:09
Një kometë e gjerë rreth 4 km ia ka mësyrë Tokës

Tash e një kohë të gjatë të gjithë ne nga burime të ndryshme kemi dëgjuar rreth ardhjes së një asteroidi, apo meteori, i cili do të shkaktojë dëme katastrofale në Tokë, duke fshirë nga fytyra e dheut tërë SHBA-në. Edhe pse NASA u ngut për t'i demantuar këta zëra, tani kanë filluar që të përhapen zëra se një kometë e gjerë rreth 4 km, me të vërtetë është duke ardhur në drejtim të planetit tonë dhe ajo pritet që të mbërrijë këtu midis 15 dhe 28 shtatorit të këtij viti, 2015.

Këto burime po ashtu thotë se kjo është arsyeja pse shtete të shumta në mënyrë të fshehtë kanë filluar me vendosjen e raketave të tyre në lokacione të ndryshme dhe pse gjatë këtyre dy viteve ka pasur një gatishmëri të paparë të këtyre shteteve për t'i testuar këto raketa. Këtë e ka bërë edhe SHBA-ja sivjet! 

(Kosova Sot Online)