Në Mars shihet një statujë tjetër intriguese

  • A.P /
  • 30 June 2020 - 07:59
Në Mars shihet një statujë tjetër intriguese

Sipas shumë UFO-logjistëve dhe atyre që me vëmendjen më të madhe kërkojnë çdo dëshmi të jetës në fotot e NASA-s nga Marsi, në sipërfaqen e Planetit të kuq është parë edhe një strukturë artificiale. Kjo strukturë ngjan me statujat që janë gjetur në Tokë. Derisa shumë njerëz nuk do të pajtoheshin, duke thënë se ky është vetëm edhe një shembull i interpretimit të gabueshëm, shumë të tjerë besojnë se Marsi në të kaluarën kishte jetë dhe se roveri i NASA-s tani është duke gjetur dëshmi për këtë.

Ka bile edhe shkencëtarë, si Dr. Brandenburg, i cili beson fuqishëm se planeti i kuq në një të kaluar të largët banohej nga dy civilizime, të cilat ishin zhdukur nga një civilizim i tretë, me armë bërthamore. Sipas tij, marsianët e lashtë, të njohur me emrin sidonianë dhe utopianë, janë masakruar me anë të një sulmi të madh bërthamor.  

(Kosova Sot Online)