Ndërtesat më "djallëzore" në botë

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 15:09
Ndërtesat më

1. Fortesa "Charles", Irlandë F ortesa "Charles", e cila gjendet në qarkun Kork, Irlandë, me shekuj të tërë është përdorë për mbrojtjen e vendit. Tani, në atë fortesë thuhet se jeton shpirti i gruas, burri i së cilës thuhet të ketë vdekur në fortesë, derisa ishte në detyrë.

2. Famullia "Borgvattnet", Suedi F amullia "Borgvattnet" në komunën Ragunda të Suedisë, njihet si njëri ndër vendet më të pushtuara nga djajtë në atë shtet. Banorë të shumtë kanë raportuar të kenë parë fantazma në atë ndërtesë. Një grua, e cila ishte duke fjetur aty në vitin 1941, kishte raportuar se, pasi që ishte zgjuar, kishte parë tri fantazma femra, të cilat e shikonin nga ana tjetër e dhomës.

3. Kështjella "Chateaubriant", Francë Kështjella "Chateaubriant" në Francë thuhet se, çdo tetor, vizitohet nga shpirti i një gruaje të quajtur Francoise de Foix, e cila kthehet në përvjetorin e ditës kur thuhet se ishte vrarë nga burri i saj, në vitin 1537. Kështjella, e cila ishte ndërtuar në shekullin XI, deri viteve 1970 ishte përdorur si ndërtesë komune, e tani është e hapur për vizitorët.

4. Teatri "Princess", Australi Teatri "Princess" në Melburn të Australisë nuk është vetëm një ndërtesë e bukur, por thuhet të jetë edhe e pushtuar nga... kush tjetër, pos djajtë! Shumë vizitorë të teatrit thonë ta kenë parë aty një fantazmë, për të cilën besohet të jetë shpirti i një aktori, i cili vdiq.

5. Azili psikiatrik "Beechworth", Australi Azili psikiatrik "Beechworth" në shtetin australian të Viktorias, thuhet se është i pushtuar nga fantazmat, shpirtrat e ish pacientëve, sidomos nga shpirti i një njeriu, i cili herë pas here paraqitet afër bodrumit të ndërtesës. Shpesh dëgjohen edhe bërtitje misterioze dhe dyert kanë shprehi që të hapen vetvetiu. Ky azil psikiatrik, i cili u mbyll njëherë e mirë në vitin 1995, pasi që kishte punuar për rreth 100 vjet.

(Kosova Sot Online)