Del në shesh një sekret i vjetër

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 07:57
Del në shesh një sekret i vjetër

Në vitin 1969 ishte gjetur statuja e një engjëlli në Hënë, për të cilën besohet se ishte rreth 200,000 vjet e vjetër. Por, ky lajm nuk është bërë publik deri tash vonë. Këtë zbulim e konfirmon Dr. Charles Morris. NASA e ka mbajtur këtë informatë sekrete deri më tani. Morris, si një shkencëtar me nam që ishte, thotë se gjetja e kësaj statuje është dëshmi se Hëna dikur ishte planet i banueshëm dhe se në të jetonin qenie inteligjente.

Gjeologu Dr. Morris Charles, apo Charles Morris, sikur që gjendet në arkivat e NASA-s, tregon se skulptura në fjalë ishte gjetur e inkorporuar në një gur dhe ishte gjetur nga astronautët e misionit "Apollo 11" në vitin 1969. Edhe Dr. Charles ishte shkencëtar i NASA-s për 23 vjet me radhë, por u largua nga kjo agjenci në vitin 1987. Ai thotë se NASA e ka mbajtur sekret këtë zbulim për shkak se implikimet e tij do të ishin tepër të mëdha. Skulptura është bërë nga një lloj i hekurit, i cili gjendet vetëm në shkëmbinjtë e Hënës. Aktualisht nuk dihet se ku është duke u mbajtur kjo statujë. 

(Kosova Sot Online)