Cila është lidhja midis ciganëve dhe vampirëve?

  • E.K /
  • 02 July 2020 - 15:04
Cila është lidhja midis ciganëve dhe vampirëve?

Ciganët, ndoshta për shkak se janë një popull i përhapur thuajse në tërë Evropën, si dhe për shkak të stilit të tyre nomad të jetës, ku përfshihen edhe aktivitetet e "leximit të fatit", shpesh lidhen me mistiken dhe me vampirët. Kjo shihet edhe në filma. Ndoshta këtu ka kontribuuar edhe libri i Bram Stoker-it, "Dracula", në të cilin ciganët Szgany i shërbenin Draculës, duke e ruajtur atë në të njëjtën kohë. Në realitet, ciganët ishin në fillim fise nomade në Indinë Veriore, por morën emrin e tyre (Gypsies) për shkak të besimit se vinin nga Egjipti.

Kah viti 1000 ata filluan që të përhapeshin në Perëndim, duke arritur edhe në Turqi. Në shekullin XIV tanimë ata gjendeshin në tërë Ballkanin, e pas dy shekujve të tjerë, ata u përhapën në tërë Evropën. Ciganët arritën në Rumani pak para se të lindte Dracula, në vitin 1431. Religjioni i ciganëve Religjioni i tyre është kompleks dhe dallon nga fisi në fis, por ata e kanë një zot që e quajnë O Del, sikur që kanë edhe konceptet e forcave të mira dhe të këqija dhe një besnikëri të madhe ndaj të afërmve të vdekur. Ata besonin se shpirti i të vdekurve shkon në një botë të ngjashme me këtë tonën, përpos që atje nuk kishte vdekje.

Shpirti qëndronte rreth shpirtit dhe, ndonjëherë dëshironte të kthehej në të. Mitet cigane rreth të të vdekurve të gjallë u përzien me mitet e vampirëve në Hungari, Rumani dhe gjetiu në Ballkan. Por, atdheu i vjetër i ciganëve, India, ka po ashtu shumë figura mitike të vampirëve. Bhuta është shpirti i një njeriu i cili vdes para kohe. Ai bredh gjatë natës, duke ringjallur trupat e vdekur dhe duke sulmuar kafshët. Në Indinë Veriore ekziston miti i krijesës brahmaparusha, e cila është e ngjashme me vampirët, me kokën e rrethuar nga zorrët dhe me një kafkë nga e cila pi gjak. "Kali" - vampiri më i famshëm cigan Vampiri më i famshëm indian është Kali me dhëmbët çatall, bart me vete një kurorë nga kufomat, apo kafkat dhe ka katër duar. Sara apo perëndesha e zezë është forma në të cilën Kali ka mbijetuar te ciganët. Ciganët po ashtu besojnë se të tri Maritë nga Testamenti i ri kanë shkuar në Francë për ta pagëzuar një cigane, të quajtur Sara.

Ata ende mbajnë një ceremoni më 24 maj të çdo viti në një fshat të Francës, ku mendohet të ketë ndodhur kjo. Një vampir tjetër në mitologjinë cigane quhej "mullo". Ai kthehej te njerëzit e gjallë dhe bënte gjëra të këqija, apo edhe thithte gjakun e të afërmve, zakonisht të atyre që ia kishin shkaktuar vdekjen. Dhompiri" Për vampirët femra besohej se mund të ktheheshin në jetë, të bënin jetë normale, bile edhe të martoheshin, por ato do ta rraskapitnin burrin e tyre. Ciganët besonin se edhe bimët, qentë, macet, apo kafshët e tjera, mund të bëheshin vampirë. Ajo që është interesant, për ta hequr qafe një vampir, njerëzit angazhonin një "dhampir" (të birin e një vampiri dhe gruas së tij të ve). Athua nga ky mit e ka origjinën edhe shprehja jonë dialektore për vampirin - dhompir?!

(Kosova Sot Online)