Çfarë ngjyre kanë pasur puplat e dinozaurëve?

  • E.K /
  • 04 korrik 2020 - 12:28
Çfarë ngjyre kanë pasur puplat e dinozaurëve?

P aleontologët besojnë që e kanë gjetur mënyrën për ta gjetur ngjyrën e pendëve të dinozaurëve. Fakti që disa specie të dinozaurëve, në veçanti ata me trupa më të vegjël, kanë pasur penda, të ngjashme me ato të zogjve, është një gjë që është bërë e njohur vetëm së fundmi.

Ndërsa, njëra nga sfidat më të mëdha ka qenë portretizimi i saktë i ngjyrës, që e kanë pasur puplat, që e kanë mbuluar trupin e dinozaurëve. Pas teorive të shumta, në lidhje me ngjyrën e puplave të dinozaurëve, shkencëtarët kanë arritur ta gjejnë një metodë, nëpërmjet të cilës ata pretendojnë që me saktësi të plotë mund ta identifikojnë ngjyrën e puplave të dinozaurëve.

Ata i analizojnë elementet kimike, që janë përgjegjëse për ngjyrën e puplave dhe në këtë mënyrë arrijnë të flasin edhe për vetë puplat. E, për ta testuar metodën e tyre të re, ata i kanë analizuar mbetjet e dinozaurit të njohur si 'Anchiornis huxleyi', një specie e ngjashme me zogjtë, i cili është vërtetuar të ketë pasur pupla me ngjyrë të zezë.

(Kosova Sot Online)