UFO që u pa në afërsi të minierave në Kanada

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 12:31
UFO që u pa në afërsi të minierave në Kanada

Në një mëngjes të korrikut të vitit 1956, John Hembling, gjeolog dhe menaxher i eksplorimeve për një kompani që merrej me gërmime në miniera, bashkë me një gjeolog tjetër shoqërues, kishin zbritur nga helikopteri i tyre në Kolumbinë Britanike, duke menduar që do ta kalonin edhe një tjetër ditë rutinore, të kërkimeve dhe hulumtimeve në miniera.

Mirëpo, ajo duket të ketë qenë dita e tyre me fat, pasi që atyre iu ishte ofruar mundësia për të analizuar diçka tjetër. "Ishte dikur rreth orës 10:00 në mëngjes dhe ne sapo i kishim nxjerrë pajisjet tona, pak kohë pas largimit të helikopterit. Pikërisht në atë moment ne vërejtëm një objekt në formë sferike, për të cilin në fillim patëm menduar që ishte një aeroplan i vogël ushtarak", ka thënë Hembllng.

Objekti në fjalë, sipas tij, ka qenë rreth 15 metra në diametër. Pasi që kishte qëndruar pezull për një kohë, objekti kishte fluturuar drejt një liqeni të afërt, ku kishte qëndruar për një kohë, para se ta lëshonte një lloj instrumenti në ujë. Më pastaj, objekti ishte larguar me shpejtësi tepër të madhe, në drejtim të kundërt nga dy dëshmitarët.

(Kosova Sot Online)