Në Mars gjendet një lugë e drunjtë?!

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 08:01
Në Mars gjendet një lugë e drunjtë?!

Prej se në Mars ka shkuar roveri "Curiosity", respektivisht prej se ka filluar që në Tokë të dërgojë foto nga Planeti i Kuq, "badihavxhinjtë" nga e mbarë bota kanë parë në ato foto objekte dhe krijesa ndër më të çuditshmet, duke filluar nga dritat e semaforëve, e deri te gjitarët e vegjël dhe krijesat humanoide. Por, zbulimi i fundit, një formacion i çuditshëm i gurit, i cili duket si një lugë e gjatë, që rri pezull në ajër, është në fakt shumë interesant.

Nuk është krejt e qartë se a rri me të vërtetë ai objekt pezull në ajër, sikur që duket, apo kemi të bëjmë me ndonjë iluzion optik. E, sa iu përket anomalive të Marsit, të paktën kjo është goxha bindëse. Paramendoni, "bali" e ka harruar lugën e drunjtë në Mars. Interesante, apo jo?! 

(Kosova Sot Online)