E rrezikshme: Çka do të bëjë CERN gjatë këtij muaji?

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 08:04
E rrezikshme: Çka do të bëjë CERN gjatë këtij muaji?

Gjatë muajit shtator, në të cilin sapo kemi hyrë, Akceleratori i madh evropian i hadronit (lloj i grimcave subatomike) - LHC, i cili përbëhet nga rreth 9,600 super magnete, të cilët janë 100,000 herë më të fuqishëm sesa forca gravitacionale e Tokës, do të bëjnë që grimcat subatomike të ndeshen përafërsisht me shpejtësinë e dritës, një eksperiment i paprecedent, i cili ka bërë që shumë shkencëtarë, e besa edhe përfaqësues të religjionit, të alarmohen për shkak të rrezikut potencial.

CERN me gjasë është më i famshëm për zbulimin në vitin 2012 të grimcave Higgs Boson, të ashtuquajtura "grimca e Zotit". Shkencëtarët janë të shqetësuar se eksperimenti në fjalë mund ta hapë apo krijojë ndonjë derë te një dimensioni tjetër dhe se, nga ajo derë, mund të dalë diçka e tmerrshme. 


(Kosova Sot Online)